15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Partive iu kërkohet të premtojnë plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Shoqata “Familja dhe Shpresa”, ia ka drejtuar një letër publike partive kryesore në vend, duke kërkuar që mos të harrohen krimet e Serbisë por të plotësojnë kërkesën e kësaj shoqate për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Në letrën e kësaj shoqate, e cila kohë më parë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale, i kërkohet PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa që ta plotësojnë ligjin në mënyrë që të hapet rruga për ndëshkimin e Serbi për krimet e luftës.

Po ua sjellim të plotë letrën e kësaj shoqate:

Lënda : Krimet e luftës nga Serbia dhe Gjykata Speciale

Për : Kryetarët e partive: PDK, LDK, VV, AAK, Nisma, AKR, Alternativa

I “harruat” krimet e Serbisë dhe kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Fushatën e zgjedhjeve e keni stërmbushur përtej kupe me lloj-lloj premtimesh tuaja se do të bëni mrekulli për jetën e qytetarëve dhe për Kosovën. Gati gjithçka që mund të pjellë mendja e juaj “kreative” është bërë “prioritet”.

Por, në mendjet tona, të neve familjarëve të viktimave të luftës, janë gjithnjë me të dashurit tanë të cilët nuk janë më në mesin tonë, e të cilët na i vrau regjimi i Serbisë.

Është për t’u habitur por edhe e pa arsyeshme se pse dështuat deri më tash që të plotësoni ligjin për Gjykatën Speciale për të gjykuar edhe Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës në Kosovë, edhe përkundër shumë thirrjeve tona drejtuar jush që nga viti i kaluar.

Është për t’u habitur po edhe e pa arsyeshme se si nga lista e premtimeve tuaja të numërta për qytetarët e Kosovës ju e keni harruar drejtësinë e munguar për afro 13000 viktima të luftës.

Përkundër kësaj, ne vazhdojmë që të kërkojmë nga ju që të plotësoni kërkesën tonë të shenjtë për drejtësi duke e plotësuar ligjin për Gjykatën Speciale.

“Partitë politike shqiptare të Kosovës duhet që të këndellen dhe parlamenti i ardhshëm i Kosovës duhet që të plotësojë këtë ligj gjysmak. Kriminelët e Serbisë dhe shteti Serb duhet dërguar para drejtësisë atje në Gjykatën Speciale për Kosovën. Ky plotësim i këtij ligjit duhet të jetë në krye të listës së premtimeve të krejt partive dhe ai duhet bërë realitet nga parlamenti i Kosovës menjëherë pasi që të formohet pas zgjedhjeve të 11 Qershorit. Asnjë premtim tjetër nuk ka rëndësi më të madhe për ne sesa plotësimi i këtij ligji. ne duam drejtësi për krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë dhe kjo drejtësi është në duartë e krejt partive shqiptare në Kosovë dhe askujt tjetër”, tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi-Geci.

Serbia dhe regjimi i saj duhet që të japin llogari për krimet e luftës në Kosovë dhe kjo drejtësi duhet që të filloi të bëhet realitet nga vet Kosova, nga vet ju parti politike, nga vet parlamenti i ardhshëm i Kosovës.

Prandaj PDK, LDK, VV, AAK, NISMA, AKR e Alternativa: Plotësojeni ligjin dhe hapni rrugë për ta ndëshkuar Serbinë për krimet e luftës.

Kjo është kërkesa e jonë E MADHE dhe NUMËR NJË ndaj jush dhe do të jetë e tillë deri sa ju të plotësoni këtë ligj i cili në formën e tashme gjysmake nuk është gjë tjetër pos poshtërues ndaj nesh dhe ndaj krejt Kosovës

Më Shumë

LVV dështon për herë të dytë të zgjedhë Albulena Haxhiun kryeparlamentare

Me 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, deputetja e zgjedhur Albulena Haxhiu ka dështuar edhe për të dytën herë të zgjidhet kryeparlamentare. “Propozimi...

Rama surprizohet nga ikona e Juventusit në Milano

Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Aalessio Tacchinardi, i ka bërë një surprizë Edi Ramës kur ai u ngjit në podium për të folur...

Lajmet e Fundit