25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Pas koronavirusit “shpërthen jeta” në Itali, rekord lindjesh në Cremona!

Në harkun e 24 orëve, në spitalin Maggiore të Cremonës në Itali erdhën në jetë 15 fëmijë, 10 vajza e pesë djem, përfshirë dy binjakë. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që nuk kishte ndodhur deri më sot, sipas repartit të obstetrikë-gjinekologjisë.

Për drejtorin e tij, Aldo Riccardi, kjo është shenjë e “rilindjes”; pas emergjencës së koronavirusit që I vendosi punonjësit e këtij spitali përballë një situate të jashtëzakonshme në frontin e parë të luftës me sëmundjen, atje “shpërthen” jeta, transmeton Shqip. Disa ditë më parë, studiuesit italianë thanë se në ujërat e zeza të dy qyteteve, janë gjetur gjurmë të koronavirusit në muajin dhjetor, shumë kohë para se vendi të konfirmonte rastet e para me këtë virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit tha se uji nga Milano dhe qyteti Turin ka pasur gjurmë të koronavirusit më 18 dhjetor. Në gjetjet e këtij instituti thuhet se provat nga shtetet e tjera tregojnë se virusi mund të ketë qarkulluar më herët se sa mendohej.

Më Shumë

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit