17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Pas një serie humbjesh në Ukrainë, Putini e bën Kadyrovin e Çeçenisë gjeneral të ushtrisë

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i presidentit Vladimir Putin, tha të mërkurën se atij iu dha një gradë e lartë në ushtrinë ruse, në një kohë kur forcat e Moskës pësuan një seri humbjesh në Ukrainë.

Udhëheqësi 46-vjeçar çeçen – një nga zërat më të hapur në Rusi që mbështet ofensivën e Putinit në Ukrainë – tha se ishte një “nder i madh” për të, shkruajnë mediat ruse, përcjell Telegrafi.

Kadyrov, një ish-komandant lufte që sundon Çeçeninë me shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut, tha se Putin e kishte informuar “personalisht” atë për vendimin.

“Presidenti i Rusisë më dha gradën e gjeneral kolonelit”, tha Kadyrov në Telegram. “Ky është një promovim për mua”.

Grada e gjeneral kolonelit është grada e tretë komanduese më e lartë në hierarkinë ushtarake ruse.

Emërimi i Kadyrov në gradë erdhi pasi ushtria ukrainase zmbrapsi forcat e Moskës në zonat që Kremlini i shpalli si “ruse përgjithmonë”.

E udhëheqësi çeçen citohet të ketë thënë se do të bënte “gjithçka për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak” – duke përdorur termin e Kremlinit për fushatën e tij në Ukrainë.

Njësitë çeçene – duke përfshirë vetë milicinë e Kadyrov me një reputacion të keq, “Kadyrovtsi” – po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse në Ukrainë.

Kadyrov ka mbështetur plotësisht fushatën e Putinit, duke bërë thirrje rregullisht që të përdoren taktikat më drastike në Ukrainë.

Këtë javë ai i bëri thirrje Moskës të përdorë armë bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë pasi trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti i Lyman.

Reklama
Më pas ai tha se po dërgonte tre nga djemtë e tij adoleshentë – 14, 15 dhe 16 vjeç – në front. /Telegrafi/

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit