Moti sot, mëngjes i freskët, temperatura maksimale 23 gradë

Sot mbi vendin tonë do të mbretëron mot relativisht i qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

 

Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.

“Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit