1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Pas raportimit të qytetarit, Policia e Prizrenit gjobit shoferin

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion ka ngritur pika kontrolli me radar.

Policia njëkohësisht është duke bërë edhe mbikëqyrjen e komunikacionit përmes dronit .

Në një njoftim për media është bërë e ditur se ky aktivitet tashmë është duke u ndihmuar në një masë të madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojnë fotografi përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, si dhe njëkohësisht duke e bërë postimin e tyre në rrjete sociale.

Gjithashtu është bërë e ditur se përmes lajmërimit në këtë aplikacion digjital shoferit në foto i është shqiptuar tiketë trafiku në vlerë 150 euro, si dhe i është marrë patentë shoferi për tre muaj.

Tutje në njoftim janë falënderuar qytetarët të cilët po ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve të cilat shpesh herë po rezultojnë fatale.

“Policia rajonale ne Prizren falënderon qytetarët të cilët po kontribuojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribuojmë në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit