14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Pas rezultatit në Dragash vjen reagimi i kandidatit të PDK-së për kryetar

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani ka pranuar rezultatin zgjedhor në këtë komunë pas numërimit të votave me postë. Ai ka uruar kundërkandidatin e tij nga LDK, Bexhet Xheladini për fitoren raporton Gazeta Express.

“Dje u numëruan fletëvotimet e ardhura me postë nga ana e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë dhe përfundimisht u rivendos rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës.Si të tillë, këtë rezultat e pranojmë, duke e respektuar kështu, vullnetin e shumicës së qytetarëve si themel i demokracisë, i cili nxjerr fitues kundërkandidatin tim z. Xheladini, të cilin e uroj për zgjedhjen në krye të komunës për mandatin e ri”, ka shkruar Shabani.

Pas numërimit të votave me postë, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota.

Më Shumë

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit