31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

‘Pasha Çeshma’ e tri rrymimeve të ajrit

Pak më lart se kalaja e Prizrenit ende buron ujë të freskët verës dhe ujë i ngrohtë dimrit, e ku shumica e prizrenasve këtij burimi i besojnë se shëron sëmundjet e tuberkulozit. Kjo çezmë ende quhet një lloje vendi që praninë pelegrinazhit veror dhe dimëror.

“Pasha çeshma” është e njohur jo vetëm në qytetin e Prizrenit por edhe më gjerë. ‘Pasha çeshma’, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive të vjetra janë trashëguar me shekuj. Ky ujë ka një burim të ftohtë. Shfrytëzimi i ujit të pijshëm nga burimet e shumta të hapësirës së qytetit të lashtë është i hershëm.. Çdo rrugë e Prizrenit ka kroin e vet ku freskohen qytetarët dhe kalimtarët e rastit. Vlen t’i cekim këto kroje: Kroi i “Bimbashit”, gjashtë krojet “Topokli”, kroi i “Shatërvanit”, kroi i “Beledijes”, kroi i xhamisë së “Sinan Pashës”, kroi i xhamisë së “Qorr Agës”, kroi në pronësi të familjes Perolli e shumë kroje të tjera. Krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit të Prizrenit, për të cilat janë kënduar edhe këngë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Pothuajse çdo vizitor që vjen në Prizren ndjen magjepsje të veçantë, kur pi ndonjë gllënjkë të këtij uji të pastër e të ftohtë. Në popull është e njohur thënia që nëse keni qenë në Prizren dhe s’keni pirë ujin nga krojet e Shatërvanit, atëherë, është e njëjtë sikurse të mos ishit fare në Prizren. Në afërsi të ngushtë gjendet edhe xhamia e Sinan Pashës e cila në kuadër të kompleksit të saj ka kroin e vet, i cili bashkë me krojet e Shatërvanit japin bukuri të veçantë dhe ndjenjën e freskisë derisa kaloni Shatërvanin.

Çezmën e ngriti Emina Pasha, i një familjeje aristokrate

Aty ku është ‘Pasha çeshma’ ka projekte që të ngritet një spital i mushkërive dhe të jetë një nga sanatoriumet e njohura edhe për rajonin e jo vetëm për Kosovën. Kërkesa të këtilla tashmë ka nga donatorë kroatë e turq. Rrymi i ajrit këtu është provuar se shëron shumë sëmundje organike. Pak më lartë se kalaja e Prizrenit ende buron ujë të freskët verës dhe ujë i ngrohtë dimrit, e ku shumica e prizrenasve këtij burimi i besojnë për plleshmëri, për shërimin e sëmundjes së tuberkulozit. Kjo çezmë ende quhet një lloje vendi që praninë pelegrinazhit veror dhe dimëror. Atje shkohet ende edhe me familje për të qëndruar në ajrin me tri rrymë ajrore që është për shërimin e disa sëmundjeve. Haxhi Berisha, plak 85 vjeçar është shprehur për gazetën se kjo çezme është ngritur nga “Emin Pasha, i cili i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Sipas tij, Emin Pasha ishte vëllai i Mahmud Pashës, që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mytesarif i Prizrenit. “Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtisht. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës që gjendet në afërsi të hamamit të Gazi Mehmed Pashës, janë varrezat e familjes Rrotllaj, e në mesin e tyre gjendet edhe varri i Emin Pashës”.

Peizazhet fascinuese

Varri gjendet në mes të xhamisë dhe medresesë dhe është ndërtuar në formë arke prej mermeri të bardhë. Anash është gdhendur rozeta simboli i “lëvizjes-rrotullimit-pavdekshmërisë”. Mbi mermer është vendosur guri mbivarror (nishani) me mbishkrim ku kuptojmë se Emin Pasha është varrosur në vitin 1843 (1259 viti i Hixhrit) dhe ka qenë në detyrë të Sanxhakbeut kur ndërroi jetë. Kurse për shpirtin e tij thuhet ta ketë ngritur edhe këtë çezme e cila që nga ajo kohë ka shërbyer një forme “spitali” për të sëmurit me tuberkuloz, pastaj për nënat e reja dhe për plleshmëri. Nga gërmimet masive arkeologjike në gjithë territorin e kësaj ane, u përfshi edhe Kalaja e Prizrenit, e cila të joshë dhe me peizazhe fascinuese, malet e mbushura me drunj pishe, ahu, ndërsa në mes tyre cukat, livadhet, por dhe me lartësitë që duket shikuar zë qiellin me dorë. Ndër to ballëndritur e krenar është mali i Sharrit, të cilin në dimër e mbulon bardhësia e dëborës, ndërsa verës gumëzhitja e shpendëve. Bilbilat, kanarinat, rresht lëshojnë këngën duke e shpërndarë degë më degë. Sylejman Randobrava njohës i trashëgimisë shprehet fyejt e barinjve të staneve përhapen anekënd, ndërsa egërsirat nëpër gurë hedhin valle.” Këtë bukuri e shohin edhe nga ‘Pasha çeshma’, vend që është plotë gështenja dhe plotë pisha e janë me tri rrymime ajrore të cilat edhe e shërojnë drejtpërdrejt sëmundjet organike”, shprehet ai. Randobrava tregon se kjo çezmë ka shumë tipare të një uji shërues. “Jemi krenar që ky qytet është me këto mrekulli natyre. Unë tash kam 85 vite dhe ende shkojë për të qëndruar së paku një vikend e për të pirë kafe atje”, tregon për “Kosova Sot” profesor Randobrava.

Më Shumë

Smajl Latifi sërish kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar rikandidimin e Smajl Latifit për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Rahovecit në zgjedhjet...

Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për rikthimin e aseteve të paligjshme në Prizren

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,  Petrit Kryeziu, së bashku me prokurorët e kësaj prokurorie, kanë pritur në takim Prokurorin nga Zyra e Kryeprokurorit...

Lajmet e Fundit