7.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Pastrohet Lumëbardhi deri në mbeturinat e radhës

Lumbardhi 2Kompania private e pastrimit “Shërbimi”, në komunën e Prizrenit, është duke e marrë seriozisht mirëmbajtjen e Lumëbardhit.

Një gjë e tillë është parë të premten në mesditë teksa dy punëtorë të kësaj kompanie, e cila është e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e gjithë qytetit, ishin “zhytur” në ujë për të pastruar lumin.

Por, për këta punëtorë është një punë e cila bëhet vetëm sa për të thënë, ngase sipas tyre, Lumbardhi duhet të pastrohet në burim të tij, e jo në qendër, aty ku mblidhen disa mbeturina siç janë shishet e plastikës apo qeset e ndryshme, që sipas tyre hedhen nga vizitorët.

Pjesa që pastrohet kap sipërfaqen prej Lidhjes së Prizrenit e deri tek lagjja “Tabakhane”.

“Ne e pastrojmë shumë shpesh, por kjo nuk është alternativa e duhur pasi mendoj se ky lumë duhet të pastrohet përtej Reçanit apo Prevallës, e jo këtu ku ne dërrmohemi e prapë nuk vjen në shprehje të thuhet se Lumëbardhi është i pastër”, ka thënë njëri nga punëtorët e kompanisë “Shërbimi”,shkruan Zeri.

Qyteti i Prizrenit edhe pse në fund të vitit 2013, si dhuratë nga “MSN” mori epitetin e një prej vendeve më të bukura në botë, nga qytetarët e tij thuhet se mund të jetë edhe më i bukur nëse funksionalizohen projektet e premtuara nga udhëheqësia komunale dhe ajo e Qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Lajmet e Fundit