PDK-ja dhe AAK-ja bojkotojnë fjalimin e Vjosa Osmanit

Adresimin për fundvit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e kanë bojkotuar një pjesë e deputetëve të opozitës.

 

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku presidentja po mban fjalimin e fundvitit, nuk po marrin pjesë deputetë të PDK-së e AAK-së.

Ndërkaq, fjalimin e presidentes po e përcjellin deputetë të LDK-së bashkë me deputetë të mazhorancës e një pjesë të kabinetit qeveritarë.

Përveç deputetëve e medieve, në pjesën ku po qëndrojnë mediet seanca po përcillet edhe nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Don Lush Gjergji e përfaqësues nga presidenca.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit