-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

PDK-ja në Malishevë ia numëron goditjet që mori Nisma për Kosovën

IsniKilaj-pdkDega e PDK-së në Malishevë ia ka “varguar dështimet” Nismës për Kosovën në Kuvendin komunal të Malishevës dhe në përgjithësi kësaj partie.

Lexojeni të plotë deklaratën e PDK-së së Malishevës:

Te dashur qytetar teKomunes se Malisheves sot do jemi deshmitare qe Nisma per Kosoven do peson goditjen e rradhes. Kjo goditje po vjen pas disa humbjeve radhazi si:
-fillimisht ajo e vendosjes se nje qeverie kukull dhe jo profesionale te cilen e kane percjell parregullsit e shumta dhe deshtimet e medha, me largimet e punetoreve profesionist nga Komuna dhe shkollat dhe vendosjen e militanteve te Nismas, mospermbushja e premtimeve te shumta mashtruese ne fushaten e zgjedhjeve lokale, skandaleve me tender, perçarjet brenda Nismas ne Malisheve, nderhyrjet e deputetit Haxhi Shala dhe keqperdorimet e tij me pushtetin lokal etj.
-goditja e dyte e madhe per Nisman ishte renia e madhe e saj ne Zgjedhjet e Pergjithshme. Kjo per faktin e qeverisjes se dobet, gabimeve te shumta por edhe ne pamundesine e vjedhjes se votave ne shkalle te madhe siç ndodhi ne ato lokale. Kjo beri qe per pak muaj Nisma te tkurrej per 3000 vota!

-goditja e saj e radhes ishte mosperfshirja ne Qeverin Qendrore te Nismas qe ua pamundesoj mashtruesve te sistemojne militantet e tyre gje e cila rezultoi me shperberjet e degeve te saja ne Komuna si ne Lipjan,Ferizaj,Gjakove etj. Si dhe te largimit te JakupKrasniqit nga jeta aktive politike e Kosoves i cili kishte marr pak me shume vota se daja i tij Enveri Hoti qe e pasoi ne Kuvend/afer 4000/e qe ishte fyese per te ne raport me Limen qe kishte bere fushate per vete per te ruajtur primatin ne Nisma per Kosoven dhe duke e eleminuar ate.

-nje tjeter goditje e madhe e radhes eshte kjo e sotmja. Kalimi i Kryesusit te deritanishem ne Parlamentin e Kosoves dhe problemet qe i dolen Nismas per te vendos nje Kryesues te ri. Kjo se pari mospajtimet e dy grupeve mbrenda Nismas dolen sheshazi/grupi i Ragipit me Enverin,Avdin,Veselin,Nuhen,Azizin dhe ne grupin tjeter te Limes me shoket e tij Eqremin,Haxhin,Alin,Blerimin.

Rezultatet dihen. Ajo domosdo do humb Kryesuesin e Asamblesapo do humbin nje pjese te qeverise dhe poziten e Nenkryetarit. Kjo do u shkaktoj problem edhe ne elektorat sepse ende pa u bere dy vite Nisma po humbe nje pjese te pushtetit dhe komoditetit te te qeverisurit e pavarur dhe ate me 40 % te votave sa kishte ne zgjedhje.

Sot malishevasit e kan kuptuar mashtrimin qe ua beri Nisma dhe shumica prej tyre qe e mbeshteten ate jane te zhgenjyer. Kthimet ne shtepine e vjeter nuk kane te ndalur. Partia Demokratike e Kosoves i ka falë ata qe e kan kuptuar gabimin dhe i mirepret ne shtepine e saj./gazeta blic/

Më Shumë

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit