9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Pezullimi i grevës, SBASHK po akuzohet për nënshtrim ndaj Qeverisë

RrahmanJasharaj-sbashkNuk e pati seriozisht Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kur po kërkonte zbatimin e kontratës kolektive si dhe ngritjen e pagave prej 25 për qind, raporton KTV.

Vetëm një propozim i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, atij dhe gjithë sindikatës ia theu parimet.

Masat sindikale si dhe deklaratat pompoze se nuk do të ndaleshin deri në realizimin e qëllimeve, shumë kush i kishte parashikuar.

Por kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i quante tendencioze deklarimet e sindikatave të tjera, të Këshillit të prindërve si dhe të drejtorëve të shkollave, pasi ai shprehej shumë i sigurt se veprimet sindikale do të bënin të arrihej qëllimi.

Ai thotë se me vendimin e fundit të Këshillit të SBASHK’ut për pezullimin e grevës nuk është as vetë i kënaqur.

Ndërsa prindërit janë shprehur se është manipuluar me nxënësit kur mësimi nuk mbahej.

Se kështu do të ndodhte, Ahmet Spahiu nga Sindikata e Arsimit dhe Kulturës thotë se e ka parashikuar qysh moti, pasi SBASHK’u dhe udhëheqësit e saj nuk janë fare seriozë.

Nga SBASHK’u thonë se nga muaji mars ka shumë mundësi të fillojë realizimi prej 0,5 për qind i pagesës për çdo vit të punës, si dhe udhëtimi për mësimdhënësit që duhet të sigurohet nga komunat.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit