PDK në Prizren/ Homazhe para dëshmorëve

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, me rastin e 15 shtatorit Ditës së Dëshmorëve në komunën e Prizrenit, nën organizimin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka pasur disa aktivitete.

Me fillim në ora 10:00 është bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të vazhduar te shtatorja e Ismail Kryeziut në Arbanë, pastaj te Monumenti i Lirisë-Remzi Ademaj, tutje tek Ismet Jashari-Kumanova, pastaj tek Heroi Xhevat Berisha dhe në fund te Heroi Pal Paluca.

“PDK, dega në Prizren, uron të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, për këtë ditë me karakter historik, ku sot nderohet sakrifica e të rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë të PDK-së.

“PDK, në Prizren, nderon, respekton dhe përkulet para të gjithë atyre, që u flijuan ndër shekuj historikisht, deri tek lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku gjaku i Dëshmorëve, u bë gurthemel për shtetndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit