9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

PDK: Velezha, fuqishëm me Shaqir Totajn

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, deputetët Luljeta Veselaj-Gutaj, Nait Hasani, dhe lidershipi i PDK-së, mbrëmë ishin në tubim elektoral në Velezhë, me fshatrat përreth, nga ku, siç thotë PDK në një komunikatë për media, “morën mesazhin e qartë që ky lokalitet vazhdon të jetë besnik ndaj vizionit të PDK-së dhe më 22 tetor, fuqishëm do të përkrahin kryetarin Shaqir Totaj, me numër 94”.

Totaj para të pranishmëve theksoi se PDK-ja është parti e kthesave të mëdha në historinë e re të Kosovës, duke qenë parti shtetndërtuese, institucionaliste dhe e cila ia ka ndryshuar pamjen Kosovës, e veçanërisht Prizrenit, me investimet e bëra gjatë qeverisjes.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre në përkrahje të Totaj dhe vizionit të PDK-së, duke i siguruar ata se “kryetari i komunës do të ketë obligim, pas fitores së madhe të 22 tetorit, që t’i vizitojë të gjitha lokalitetet për hartimin e projekteve dhe investimeve”.

Veseli potencoi se “vota për PDK-në dhe Shaqir Totajn është votë për ju sepse besimi i dhënë do të kthehet me investime dhe ngritje të mirëqenies sociale”.

“Nga ana tjetër, të pranishmit në këtë sallë, si në çdo tubim tjetër në Prizren, ku është prezent PDK-ja dhe kryetari i ardhshëm i komunës, Shaqir Totaj, garantuan se vota dhe mbështetja e tyre do të jetë masovike në ditën e zgjedhjeve, në ditën e fitores së madhe për Prizrenin, më 22 tetor, ku numri 94 do të jetë i vetmi që do të votohet në këtë lokalitet”, përfundon komunikata e PDK-së.

Më Shumë

Kastrati emëron kabinetin e ri qeverisës në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar. Përmes një...

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Lajmet e Fundit