Peizazhi urban shqiptar

20 autorë të profesioneve të ndryshme, si fotografë profesionist dhe amatorë, arkitektë, urbanistë dhe artistë janë bërë bashkë për të realizuar ekspozitën fotografike online, të realizuar nga Tati space “Qyteti im”.

“Qyteti im¨ përmes fotografive vjen në dimensione të ndryshme, ku ndërtesat moderne herë janë në harmoni me tradicionalen, herë kur harmonia e dëshiruar nuk ekziston në peizazhin urban shqiptar. Në fotot e urbanistëve vendas, ku shohim edhe se si e reja “bërtet, dhunon, përçmon”, si përmes fotove “2000 vjet shtresëzim urban”, “Kërcënim dhe konkurrencë” të realizuar në Durrës nga urbanistja Loreta Çapeli. Të tjera vijnë nën emërtimin “Rrethimi”, “Përtej reve” apo “Qyteti magjik”.

Nuk mungojnë as fotografitë që janë realizuar gjatë periudhës së karantinës për shkak të pandemisë Covid19.

Të tjerë arkitektë apo artistët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, sjellin qytetet ku jetojnë.

Ndërsa, vendet e largëta medituese edhe melankolike vijnë përmes fotografive të profesionistëve, si “Buzëmbrëmje mbi qytet” nga Albert Cmeta, duke i lënë shteg kujtdo, që të gjejë qytetin e tij.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit