Peng të SHIK-ut

AlbinKurti1205Albin Kurti është i bindur se frika nga dosjet në prokurori për Isa Mustafën e sajuan koalicionin me PDK-në dhe çdo pohim tjetër, sipas tij, është arsye e dorës së dytë.

Sipas Kurtit, Kosova është shtet i kapur dhe me koalicionin e ri PDK-LDK nuk do të kemi më shumë shtet, por, siç thotë ai, më shumë kapje.

Ai është i bindur se PDK-ja ka ardhur në pushtet përmes Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e drejtonte Kadri Veseli, tashmë kryetar i Kuvendit të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Prandaj, thotë Kurti, borxhin që e ka partia e Thaçit ndaj këtij shërbimi duhet ta paguajë vetë e jo populli i Kosovës me buxhetin e shtetit apo me pozitat institucionale.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit