19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Skandali i pasaportave, të enjten vendimi

pasaportTë enjten do të shpallet aktgjykimi në skandalin e pasaportave ku po akuzohet Natali Veliaj dhe 10 persona tjerë. Prokuroria Speciale e Kosovës, në këtë rast e përfaqësuar nga prokurori Andrew Hughes me datë 7 nëntor 2013 lexoi aktakuzën kundër të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, grupi i udhëhequr nga Natali Velija dhe Fisnik Blakaj akuzohet se shpërndante paratë nëpër një rrjet të kompanive private të ndërtimit që nuk paguanin obligimet ndaj shtetit.

Aktakuza e ngritur ndaj grupit përshkuan se si qindra mijëra euro shpërndaheshin nëpër rrjetin e kompanive të tyre për të fshehur origjinën e parave. Sipas akuzës, qëllimi i tyre ishte që ta fshehin natyrën dhe origjinën e parave të vjedhura”, shkruan “Tribuna”.

Në aktakuzë thuhet se Natali Veliaj dhe Fisnik Blakaj themeluan e udhëhoqën grupin kriminal ku bënin pjesë edhe Betim Blakaj, Nazmi Thaçi, Ergyn Dogan dhe Imer Fazlia. Jakup Blakqori, Sefedin Shala dhe Hashim Shala.
Grupi akuzohet për përfshirje në krim të organizuar në rastin e skandalit të kontratës së furnizimit me pasaporta të Ministrisë të Punëve të Brendshme nga kompania austriake OESD.

Shtetasja gjermane Natali Velija, e pandehura kryesore në këtë çështje fillimisht akuzohej për nëntë vepra të ndryshme penale duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Më Shumë

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të...

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit