Vetëvrasjet në Kosovë arrijnë në shifra alarmante

LitariAfro 50 persona i kanë dhanë fund jetës së tyre vetëm gjatë 11 muajve të këtij viti. Por, përveç vetëvrasjeve, Policia e Kosovës ka evidentuar edhe raste të shtytjes së personave për të bërë vetëvrasje.

“Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 48 vetëvrasje, një shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Shtytja në vetëvrasje është vepër penale dhe për këtë Policia e Kosovës i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”.

Mosha e personave që kryejnë një akt të tillë është e ndryshme, por numri ma i madhe i tyre janë të moshës 18-40 vjeçare.

Sipas Policisë, faktorët që ndikojnë në këto rrethana janë të ndryshme.

Psikologët thonë se përveç gjendjes së rënd ekonomike, janë edhe faktorët tjerë që ndërlidhen me vetëvrasjen. Psikologu Naim Telaku thotë se në 80 për qind të rasteve të vetëvrasjeve, personat që kanë kryer këtë akt kishin probleme të shëndetit mendor. /Rrokum/

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit