Pengim të policëve në detyrë në Suharekë

Në Suharekë mbrëmjen e djeshme, disa persona kanë tentuar të sulmojnë dhe të pengojnë policët në detyrë, kur ata dolën në vendin ku një shofer që voziste në gjendje të dehur goditi me makinë një shenjë trafiku.

Sipas raportit policor shoferi i dehur dhe dy pasagjerë që udhëtonin me makinën që goditi shenjën e komunikacionit, deshën të sulmojnë policinë.

Të dyshuarit për tentim-sulm dhe tentim-pengim të policëve në Suharekë u dërguan në stacionin policor deri në këndellje.

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit