8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Për 9 vende të lira pune në Prizren, 186 kandidatë

ura e gurit ne prizrenKandidatët për mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës në Prizren, që pritet të nisë punën nga 1 shtatori i këtij viti, të hënën i janë nënshtruar testit për përzgjedhje, në bazë të të cilit do të hartohet lista e ngushtë e kandidatëve që do të intervistohen.

Zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren kanë bërë të ditur se kjo praktikë po zbatohet për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kërkojnë të punësohen në këtë shkollë profesionale.

“Për 9 vende të lira pune, respektivisht mësimdhënës të lëndëve profesionale, kanë konkurruar 186 kandidatë. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve Bordi i Donatorit të Shkollës dhe Agjencia për Arsimin Profesional dhe të Rritur kanë vendosur që me anë të testit të përzgjidhet lista e ngushtë e kandidatëve”, ka thënë drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj për  Kohën Ditore.

Qendra e Kompetencës pritet të nisë punën më 1 shtator të këtij viti. Ajo u themelua në saje të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Luksemburgut. Afër 3 milionë euro është shuma e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj shkolle, krijimin e planprogrameve dhe ofrimin e trajnimeve.

Më Shumë

Komuna e Dragashit hap konkurs për ndarjen e bursave për studentët

Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Dragashit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet...

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra prokurorin Beqë Shala, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës...

Lajmet e Fundit