Gjykata Themelore në Prizrenit, ka vendosur që të mbajë në paraburgim të dyshuarin për kultivim të hashashit, Sejdi Bashën.
“I pandehuri do të mbahet në paraburgim prej 1 muaji i cili do të llogaritet prej datës 20.07.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 20.08.2014, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
Sipas saj, Basha dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike,hashash dhe kanabis.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur 164 paketime të substancës narkotike”./PrizrenPress.com/