13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Për “Fifty Shades of Grey”, në ABC, nuk ka bileta deri të mërkurën

20150213153312766600Fakti që Kinemaja ABC është gjithnjë në hap me risitë në kinematografinë botërore, këtë e dëshmon edhe numri i një pas njëshëm i premierave botërore që shfaqen edhe tek ne.

Mbrëmjen e së enjtes u dha premiera e njërit prej filmave më të përfolur dhe i shumë pritur “Fifty Shades of Grey”, i bazuar në novelën erotike me të njëjtin emër, premierë e cila u dha në të njëjtën kohë me kinematë botërore.

Mirëpo, interesimi për këtë film ka dalë të jetë i madh, ashtu sikurse edhe në kinematë e vendeve të tjera, edhe në Prishtinë, biletat tashmë janë shitur deri të mërkurën, në të dy terminet që i janë rezervuar këtij filmi.
Drejtoresha e Kinemasë ABC, Miradije Vllahiu për KultPlus tha se ky film hyn në mesin e tre filmave të cilëve u janë shitur biletat në një kohë kaq të shpejtë, duke iu referuar periudhës kohore pesëmbëdhjetë vjeçare të kinemasë ABC.

“Biletat nga e hëna deri në ditën e premierës janë shitur shumë shpejtë, mirëpo biletat për ta parë këtë film janë rezervuar edhe për në ditët në vijim”, ka thënë Vllahiu, e cila ka shtuar se edhe me disa filma të tjerë kanë pas rekord të shikueshmërisë, por jo edhe të rezervimit të biletave për ditët në vijim, sikurse po ndodhë me këtë film të fundit, edhe pse, sipas saj, janë parallogaritur pritjet për këtë film.

“Kam bërë shumë përpjekje që ta kem këtë film, pasi ky film është jashtëzakonisht i nevojshëm që të prezantohet edhe para publikut kosovar, por edhe për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e publikut, që të shohin premiera në të njëjtn kohë me kinematë botërore”, ka përfunduar Vllahiu.

Filmi “Fifty Shades of Grey” është në repertor të kinemasë çdo ditë, në dy termine, 19:30 dhe 22:00. Filmi do të vazhdoj të shfaqet për aq kohë sa edhe do të ketë interesim të qytetarëve për ta parë atë./KultPlus.com

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit