9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Përçahet keq Këshilli Drejtues i UP-së

Rektori Ramadan ZejnullahuVendimet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, për mos pranimin e fëmijëve të familjeve të veteranëve të UÇK-së dhe ndërprerja e kontratave të të gjithë profesorëve që mbajnë ndonjë post tjetër publik, ka bërë të përçahet keq Këshilli Drejtues, si organi më i lartë drejtues i universitetit më të madh publik në vend.

Gazeta Blic nga burime brenda takimit ka marrë vesh që aq e tensionuar ka qenë mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues, saqë shumë lehtë ka mundur të eskalojw edhe në përleshje fizike.

Sipas këtij burimi të Gazetës Blic deri te kjo përplasje ka ardhur për shkak të vendimeve të fundit të rektorit Zejnullahu.

“Këshilli Drejtues është ndarë në dysh. Në ata që janë emëruar nga ana e Ministrisë së Arsimit, të cilët po e mbështesin rektorin, dhe në ata që janë zgjedhur nga organet e universitetit, që po i kundërshtojnë këto vendime”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, pos anëtarëve të KD-së që janë emëruar nga MASHT-i, në mbledhjen e sotme, mbështetje të fuqishme rektorit i ka dhënë edhe baxhanku i tij, Blerim Kamberi.

“Për një moment situata thuajse eskaloi. Pati shumë debate dhe ngritje zëri. KD nuk doli me asnjë vendim”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, anëtarët që vinin nga radhët e UP-së kërkuan që të respektohet memorandumi i mirëkuptimit i lidhur ndërmjet UP-së dhe shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, për pranimin e fëmijëve të veteranëve, dëshmorëve dhe indalidëve të luftës, si dhe vendimi i ish- Ministrit Ramë Buja, i cili kishte kërkuar pranimin e këtyre studentëve. Dhe vendimi i dytë, që disa anëtarë të KD-së kërkuan, ishte shfuqizimi i vendimit të rektorit, përmes të cilit, profesorëve të UP-së të mos u ndërprehej kontrata, të cilët mbajnë edhe pozita të larta publike.

“Ky grup i Këshillit Drejtues e ngriti çështjen nëse ky vendim i Rektorit Zejnullahu, e prishi edhe imazhin e universiteteve të themeluara nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, të dy blloqet brenda KD-së nuk u tërhoqën nga pozicionet e tyre, duke e tensionuar në maksimum situatën dhe pa dalë me ndonjë vendim konkret.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me kryesuesen e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, por ajo nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike e as SMS-ve të redaksisë.

Rektori i UP-së, Ramdan Zejnullahu kishte marrë vendim që të mos pranoj studentët që vinin nga listat e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, çka ngjalli reagime të shumta dhe protesta nga kjo kategori. Edhe vendimi tjetër, përmes të cilit rektori mori vendim që t’ua ndërpres kontratat e rregullta profesorëve që në të njëjtën kohë janë ministra apo mbajnë pozita të larta drejtuese në shtet, ngjalli reagime, saqë disa prej tyre paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës për këtë vendim.

Madje, ky vendim i rektorit, bëri që disa nga drejtuesit e universiteteve të reja publike, si ai i Gjilanit dhe ai i Gjakovës, të japin dorëheqje dhe t’i kthehen punës si profesor në universitetin më të madh publik në vend. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

Lajmet e Fundit