13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Përçarje për Epopenë e UÇK-së, sivjet shënohet me dy agjenda

Sivjet shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së. Edhe sivjet, si çdo herë tjetër, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës shënohet një varg aktivitetesh në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, kësaj radhe, në Këshillin Organizativ nuk është bërë pjesë Komuna e Skenderajt. Kjo komunë, ditë më parë njoftoi se nuk janë ftuar nga ekzekutivi për herë të parë që nga nisja e shënimit të 5, 6 dhe 7 marsit. Madje, pjesë e këtij Këshilli nuk janë as organizatat e dala nga lufta, ndonëse në vendimin e Qeverisë ftohen që ata të marrin pjesë, njofton Klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Por, Xhavit Jashari, Kryetar në shoqatën e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë asnjë letër, ftesë apo ndonjë kontakt nuk ka ardhur në adresë të Organizatave të dala nga lufta, që të bëhen pjesë e këtij këshilli.

Ai në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Qeveria me dashja ka bërë injorimin e tyre. Jashari, në bisedë me gazetarin Enis Reçica, tha se tashti, Organizatat e dala nga lufta, bashkë me Komunën e Skenderajt kanë bërë një agjendë tjetër për ta shënuar Epopenë e sivjetme. Jashari, në Sytë 7, njoftoi se nuk do të marr pjesë në agjendën e organizuar nga Qeveria, pasi, sipas tij, është kjo e fundit që ka sjell këtë përçarje.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit