16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Përfundoi rinumërimi i 439 vendvotimeve

Kutite e votimitNë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar rinumërimi i 439 vendvotimeve, proces që shënon edhe fundin e numërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka bërë me dije se në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka përfunduar procesi i rinumërimit të 439 vendvotimeve dhe raporti final me rezultatet përfundimtare do t’i dërgohet KQZ-së.

“Tashmë ka përfunduar procesi i rinumërimit të 439 vendvotimeve dhe raportin final të rezultateve do t’ia dërgojmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, të enjten KQZ-ja do ta ketë raportin me të gjitha rezultatet sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit”, ka thënë Ahmetaj për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se i tërë procesi i numërimit dhe rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka ecur sipas dinamikës së paraparë dhe është zhvilluar në mënyrë shumë transparente. Po ashtu, ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë shans për manipulime eventuale në QNR.

“Në përgjithësi i gjithë procesi i numërimit dhe rinumërimit ka shkuar shumë mirë. Është me rëndësi se të gjitha parregullsitë janë korrigjuar me procesin e rinumërimit. Prandaj, nuk ka pasur asnjë mundësi për keqpërdorime sepse ka pasur menaxhim dhe mbikëqyrje të rreptë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Po ashtu, çdo aktivitet dhe proces është vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, kështu që nuk ka pasur asnjë mundësi që dikush ta keqpërdorë. Përkundrazi, nëse ka pasur ndonjë s’përputhje, QNR-ja ka korrigjuar aty për aty, duke mos lejuar as më të voglën parregullsi”, ka deklaruar Ahmetaj.

Më Shumë

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit