19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Përjashtimi i Trebeshinës nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë në vitin 1954

Në numrin e tretë të revistës “Nëndori”, mars 1954, (në faqet 80 deri në 95) gjendet referati i Dhimitër Shuteriqit i mbledhjes plenare të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë për të arriturat letrare të vitit paraprak, 1953, përmes të cilit mësojmë se gjatë atij viti ishin botuar gjithsej 23 vepra: 8 në poezi, 5 në prozë, 1 dramë e 9 letërsi për fëmijë (poezi dhe prozë). Shuteriqi pastaj u bën një analizë të detajuar këtyre botimeve, herë duke i lëvduar e herë duke i qortuar.

Ai i kritikon këta libra të botuar për skematizmin, dobësitë gjuhësore, ndërtimin bardhezi të karaktereve. Do të thotë, Shuteriqi kërkon letërsi të realizmit socialist, por jo letërsi naive e fëmijërore. Shihet se urdhrat e partisë shumica e shkrimtarëve i kishin marrë me frikë të madhe, prandaj edhe mungonte guximi krijues, shkruan sot Gëzim Aliu në Koha Ditore.

Me interes të veçantë në këtë referat është arsyetimi i qortimit dhe dëbimit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë të disa shkrimtarëve që nuk pajtoheshin me letërsinë që kishte filluar të kultivohej. Përmes disa faqeve të ngjeshura të tipit polemik, Shuteriqi i “deklason” Mark Ndojën, Kasëm Trebeshinën dhe Mehmet Myftiun.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit