Në 19 vjetorin e rënies, është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorit, Ismajl Kryeziu. Familjarë,invalidë dhe veteranë të UÇK-së dhe zyrtarë komunal të Prizrenit, të mërkurën, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrin e dëshmorit, Ismajl Kryeziu, në Landovicë dhe pranë shtatores së tij në lagjen “Arbana”.
Nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj, e ka vlerësuar lartë sakrificën e dëshmorit për Lirinë e vendit, për të cilën gjë tha ai, ne me pietet kujtojmë jetën jetën dhe veprën e tij. Bashkëluftëtari i dëshmorit, sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se të flasësh për veprat e dëshmorit duhet shumë kohë , pasi Ismajl Kryeziu, theksoi ai, një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare deri në flijimin e tij, e që vrasja e tij na forcoi më shumë drejt idealit çlirimtar, theksoi ai.
Ndërkaq e ëma e dëshmorit , Zejdija, tha se me krenari familja e kujton birin e saj të shtrenjtë të cilin ia fali atdheut. Ndryshe, Ismajl Kryeziu ishtë zhdukur më 18 prill 1999, kur kishte ra në një pritë të forcave të armikut dhe ishte varrosur nga forcat serbe në varrezat e qytetit të Prizrenit.Dëshmori Ismail Kryeziu ishte veprimtar i shquar i lëvizjeve të ndryshme që vepruan për çlirimin e trojeve shqiptare.
Gjatë viteve 1988-90 ishte i angazhuar në organizimin e protestave qytetare kundër okupimit të Kosovës nga pushtuesi serb.
Ai ishte veprimtar i KMDLNJ-së, një ndër themeluesit e brigadës 125 të UÇK-së, dhe koordinator i brigadave në Zonën Operative të Pashtrikut.Rivarrimi i tij ishte bërë me 18 mars të vitit 2009 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë…/tvprizreni.com/