Përkujtohet Remzi Ademaj-Petriti

Është përkujtuar 17 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Remzi Ademaj-Petrit Kodra.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për nder të ditës së rënies së “Petritit”, ka vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, si dhe vendin e rënies së dëshmorit në fshatin Nashec. Ai tha se falë gjakut të dëshmorëve,Kosova sot gëzon lirinë.

“Falë gjakut të dëshmorëve ne sot gëzojmë lirinë dhe Pavarësin e Kosovës”, tha Muja.

“Petriti” po ashtu është përkujtuar edhe nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.
Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit