14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Rreth 10 mijë bileta janë shitur sivjet në Dokufest

DokuFestit po i afrohet fundi. Sot është dita e parafundit, e megjithatë gjithçka në Prizren duket se po ecën mbarë dhe me shumë dinamikë rreth festivalit.
Filmat dhe dokumentarët kanë vazhduar të mahnitin publikun nga e mbarë bota, ndërsa rreth 10 mijë bileta janë shitur në total. Këtë e ka thënë për KultPlus – Samir Karahoda, përzgjedhës i filmave të shkurtër dhe atyre kombëtarë.

“Jemi të lumtur me këtë shifër e cila prapë ka thyer rekord, pra po rritemi dhe shikueshmëria në festival vec sa po shkon e po rritet në shifra të suksesshme” tregon Karahoda.

Në konferencën e shtatë për media kanë marrë pjesë Cem Kaya – regjisor i filmit “Remake, Remix, Rip-Off” dhe Vladimir Tomiç – regjisor i filmit “Flotel Europa”.

I dyti ka treguar pak mbi filmin e tij, një tregim interesant mbi një anije e cila niset nga Bosnja për në Danimarkë, në kohë lufte.

Më 1992, një valë refugjatësh nga lufta në Bosnjë e Hercegovinë arritën në Danimarkë. Me kampe të refugjatëve të mbushura tërësisht, Kryqi i Kuq tërhoqi një anije gjigante në kanalet e Kopenhagës. Anija, Flotel Europa, u bë një shtëpi e përkohshme për një mijë njerëz që prisnin për vendimet lidhur me aplikimet e tyre për azil.

Në mesin e tyre ishte një djalë i ri 12 vjeçar, Vladimiri, i cili u largua nga Sarajeva me nënën e tij dhe vëllanë më të madh. Ata kaluan dy vite në harresën e Flotel Europa.

“Unë mbaj mend gjithçka në atë anije. Dashurinë e parë, puthjen e parë, mësimet që i merrnim. Por më shumë mbaj mend frustrimin për të arritur në cak, frikën se ku po shkonim por edhe lehtësimin se po iknim nga më e keqja. Ishte një frikë e përzier” tregon Tomiç.

Cem Kaya – regjisor i filmit “Remake, Remix, Rip-Off” – është lindur e rritur në Gjermani, me origjinë nga Turqia. Filmi i tij flet mbi Turqinë.

“Turqia në vitet 1960 dhe 1970 ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj të filmit në botë. Televizori u bë ngadalë një komoditet në dhomat e ndejës turke që nga mesi i viteve 70-të, kështu që kinemaja bashkë me radion ishin të vetmet mas-media që mund ti përballonte secili. Në anën tjetër industria turke e filmit “Ye?ilçam” , ishte e dobët edhe në aspektin struktural edhe financiar. Filmat i ekspozoheshin një bordi të rreptë censure dhe kushtet e punës ishin të rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse” pohon Kaya.

Në film ai tregon edhe për shkatërrimin e teatrit EMEK, por edhe për një shitore për shitjen e videove që i përkiste babait të tij. Gjithçka është e përfshirë në dokumentarin 110 minutësh, i cili numëron çmime në Rotterdam Film Festival, IndieLisboa e Istanbul Doc./KultPlus/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Lajmet e Fundit