4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Përurohet shtegu “Pumptrack” në Prizren

Të shtunën në Prizren, është bërë përurimi edhe i një projekti për pasionantë të biçiklizmit dhe jo vetëm, i financuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Adhurues të biçiklizmit, i janë gëzuar përurimit të shtegut ” Pumptrack” në hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren. Dijar Emini nga ” Marakli ‘biciklave” dhe Ymeir Miftari, ndjehen të lumtur edhe për realizimin e këtij projekti ku të rinjtë në radhë të parë do të kenë mundësi të argëtimit në këtë shteg. Me rastin e përurimit të këtij shtegu, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz. Kryetari Haskuka, tha se ky shteg i vetmi i këtij lloji në vendin tonë është edhe një atraksion i radhës në Prizren.

Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz, tha se projekti është realizuar sipas standarteve bashkëkohore dhe është mjaft atraktiv për pasionantë të biçiklizmit. Ndërkaq, ministri Fikrim Damka, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt i dedikohet të rinjve që të kenë një vend për argëtim me biçikleta dhe jo vetëm. Ndryshe, “Pumptrack” është një shteg i valëzuar, por i sigurtë,që mund të shfrytëzohet nga biçiklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshëm për lloje dhe madhësi të ndryshme./TvPz

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit