Pesë kandidatë për rektor të Universitetit të Prizrenit

Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti, janë në garë për rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Intervistimi mbahet të hënën(nesër).

Kandidati Kadri Kryeziu ka thënë se nëse zgjedhet rektor i UPZ-së, do të punojë që ky universitet të pavarësohet.

“Po ashtu prioriteti im do të jetë hapja e mastarit dhe doktoratës për të gjitha drejtimet, si dhe Fakulteti i Mjekësisë”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”

Ndërkaq, kandidati tjetër, Naser Pajazit tha se nuk është në Kosovë.

“Jam në një udhëtim zyrtar, prandaj e kam të pa mund të hënën me qenë në Prizren. Unë i kam informuar me kohë për këtë vizitë, mirëpo ata më kanë lajmëruar me vonesë. Mendoj, se qëllimisht janë ngutur që të më nxjerrin nga gara”, tha Pajaziti.

Ndërkaq, Ismet Temaj, i cili aktualisht është ushtrues detyre i UPZ-së, nuk e ka hapur telefonin.
Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit