25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Pesë të arrestuar në Prizren për sulm fizik

Policia e Kosovës raportoi për tri raste për sulm fizik në Prizren.

Në tri raste të ndara janë arrestuar edhe pesë meshkuj të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Rasti i parë është pasi që pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë filluar që të rrihen me dy të dyshuarit tjerë. Me vendim të prokurorit kujdestar është caktuar masa e ndalimit policor për të gjithë të dyshuarit. Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati.

Në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht tri viktima: një femër dhe dy meshkuj, prej të cilave njërës viktimë femër i ka shkaktuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në rastin e tretë në është arrestuar i dyshuari mashkull pas fjalosjes me viktimën mashkull i cili e ka sulmuar fizikisht viktimën. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për...

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Lajmet e Fundit