Pesë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të orës policore

Pesë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, transmeton PrizrenPress.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se gjashtë personat janë ndaluar në katër raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është inicuar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË PANDEMISË

· Rr. Besim Shala, Prizren 29.07.2020 – 02:00. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 29.07.2020 – 02:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit te lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Ali Hadri, Prizren 29.07.2020 – 01:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit te lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit