2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Pesë vrasjet që tronditën Prizrenin

Pesë vrasje të rënda ndodhën në muajin janar të këtij viti në Prizren.

Secila prej tyre tronditën Prizrenin.

Çifti bashkëshortor Durim Hadri dhe Suada Hadri, u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre, në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

Ata dyshohen se janë vrarë nga djali i tyre, i cili gjenet në arrati.

Suada e Durim Hadri kishin ardhur nga Suedia në Kosovë më 20 janar, ndërkaq po atë natë, djali i tyre A. Hadri kishte ikur nga Kosova.

Një javë pas kësaj vrasje të dyfishtë, ndodhi një tjetër.

Elmir Kryeziu, 19 vjeçar, u ther për vdekje me thikë, shkruan “PrizrenPress”

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Tusuz” të Prizrenit, pas një përleshje fizike që pati me dy vëllezër H.S. dhe Sh.S.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia, ndërkaq njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit.

Një tjetër vrasje po në këtë muaj, ndodhi në fshatin Matiqevë të Suharekës.

Shaip Krasniqi 44 vjeçar mbeti i vrarë pranë një lokali, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ai u vra nga një bashkëvendës i tij, i cili sipas policisë kishte qenë i dehur në momentin kur shtiu për vrasje.

Dyshohet se vrasja ndodhi për 20 euro.

Ky është i dyshuari për vrasjen e 44 vjeçarit në Suharekë

Ndërkaq, vrasja e pestë preku edhe policinë e Kosovës.

Kjo vrasje ishte më e kobshme.

Gjatë një aksioni në fshatin Zhur të Prizrenit, u vra polici Sami Thaçi, kurse dy të tjerë u plagosën rëndë.

I dyshuari Iran Badallaj është arrestuar dhe paraburgosur.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se vrasjet që ndodhën muajin e kaluar në Prizren, janë të izoluara.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në këtë qytet është stabile.

“Rastet e vrasjeve të fundit janë incidente të izoluara dhe se tani me ato po merren organet e drejtësisë”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, tha se është i përkushtuar në zbulimin e të gjitha krimeve.

“Prokuroria e Shtetit është e përkushtuar të kryejë dhe zbulojë të gjitha llojet e incidenteve dhe të marrë masat e nevojshme për ngritjen e aktakuzave për të gjithë ata persona që bien ndesh me ligjin”, tha Shala.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, falënderon policinë për angazhimet që po i bënë në ruajtjen e sigurisë për qytetarët.

“Shumë shpejt pritet të instalohen edhe kamerat e sigurisë në qytetin e Prizrenit”, tha Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

DASHI Ka një situatë premtuese në horizont edhe nëse ka shumë gjëra që dëshironi të bëni dhe sinqerisht më pak mundësi për të përfunduar. Nuk...

Suhareka e para në digjitalizimin e planit zhvillimor

Suhareka është komuna e parë, që ka bërë digjitalizimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës. Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj,...

Lajmet e Fundit