Me maska e flamuj serbët pengojnë qarkullimin e vizitorëve për Brezovicë

Serbet pengojne rrugen per BrezoviceFesta e serbëve të Kosovës, që simbolizon martesën e Marko Kraleviqit, e që kremtohet çdo 22 shkurt, ka shkaktuar panik te qytetarët që kishin marrë rrugën për në Brezovicë e për në Prevallë, raporton KTV.

Serbët në afërsi të Shtëprcës, të maskuar, dhe të tjerë me instrumente muzikore, mëngjesin e së dielës kanë penguar qarkullimin e lirë.

Sipas qytetarëve që gjendeshin në këtë autobus, këta serbë të maskuar, që ndalonin automjetet, u kërkonin të holla kalimtarëve për t’ua mundësuar atyre kalimin.

Këtë, thonë se, ishte detyruar ta bënte edhe vetë shoferi i autobusit, i cili më pas e kishte njoftuar policinë.

Zyrtarët policorë, kanë thënë se e gjithë kjo ngjarje ka qenë festë e komunitetit serb dhe se që nga ora 09 e mëngjesit ishte zbatuar plani operativ.

Hoxha, ka theksuar se me rastin e kësaj feste, qytetarët e komunitetit serb organizohen në forma të ndryshme, vishen me rroba të ndryshme, maska dhe me mjete tjera jo të rrezikshme, përcjell koha.net. Sipas policisë, festa ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit