Pezullohet dekreti i presidentit

Burime të Blic brenda Gjykatës Kushtetuese kanë theksur se sapo është marrë vendimi pas kërkesës së Vetëvendosjes.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit, deri në vendimin përfundimtar.

“Vendimi sapo është marrë. Pritet që brenda pak minutash Gjykata të dalë me vendim përfundimtar”, tha ky burim.

Lëvizja Vetëvendosje, menjëherë pasi presidenti Thaçi e mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeminsitër të ri, e dërgoi në Kushtetuese shefin e shtetit.

Ndërkohë, deri në ora 12:00, deputetët kishin të drejtë të dërgonin komentet plotësuese.

Më herët edhe avokati Koci tha se Gjykata ka vendosur për pezullim të vendimit të presidentit.

Njoftimi i Kocit:

U pezullu!

S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy.

Gjykata Kushtetuese po e nderton narracionin se Kosova eshte shtet normal me politikane adoleshenta.

Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim.

Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjeren pale.

Urime!

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit