4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Suhareka në pritje të rezultateve për 24 persona, nëntë prej tyre janë ritestuar për të parë nëse janë shëruar

Komuna e Suharekës është në pritje të rezultateteve për mostrat e 24 banorëve të saj, të cilët janë testuar sot. Rezultatet e tyre pritet që të publikohen në mbrëmje, raporton Express.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë për Express se sot do të ritestohen nëntë persona për të parë nëse janë shëruar.

Sipas tij, Suhareka aktualisht ka 31 raste aktive me COVID-19.

“Gjendja është e mirë në Suharekë. Sot po i presim rezultatet për 24 mostra. Gjendja e të infektuarve është stabile. Sot do të ritestohen nëntë persona për të parë nëse janë shëruar. Aktualisht, në Suharekë i kemi 31 raste aktive. Të konfirmuara gjithsej kanë qenë 36 raste, një ka ndërruar jetë dhe pesë janë shëruar. Po besoj që këta nëntë që do të testohen të dalin negativë dhe të bie numri”, ka thënë Muharremaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit, VitiA dhe Mitrovica e Jugut.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 22 pacientëve.

“Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste”, thuhet në njoftim.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 806, ndërsa 271 pacientë janë shëruar./Gazeta Express

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit