7.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Pikat e mbledhjes së Asamblesë Komunale

Kujtim GashiKryesuesi i Asamblesë Komunale, Kujtim Gashi tha se ka qenë konstruktive, takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa .Ai tregoi se në këtë takim janë shqyrtuar 10 pikat e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

“Në këtë mbledhje ndër pikat më interesante që parashihen të shqyrtohen në seancën e Kuvendit, ishin propozim-rregullorja për organizimin administrativ të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane si dhe kërkesa e banorëve të Lubizhdës, për rregullimin e varrezave në këtë lokalitet”, tha Gashi.

Në seancën e XII-të e Kuvendit të Prizrenit e cila do të mbahet ditën e enjte me fillim nga ora 10, do të shqyrtohen edhe këto pika të rendit të ditës:shqyrtimi i propozim-vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës më pronën e paluajtshme të personit juridik “ K group”, rikonfigurimi i KPF-së dhe Komitetit të Komuniteteve,shqyrtimi i propozimit të Planit Lokal Mjedisor të Veprimit 2014-2015 dhe raporti rreth realizimit të buxhetit të Komunës për periudhën janar – shtator 2014.
Mbledhja e Kuvendit Komunal mbahet të enjten me 27 nëntor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Pejës 03 në playoff

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 57:66 ndaj Peja 03 në finalen e parë të Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Bashkimi e nisi...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit