22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hashimi s’tregon se s’tregon kush do të jetë kryeministri!

Hashim Thaci 2PDK-ja dhe LDK-ja po punojnë intensivisht për të përshpejtuar procesin e ndërtimit të institucioneve. Lideri i PDK-së Hashim Thaçi tha se grupet punuese po vazhdojnë punën për harmonizimin e programit bashkëqeverisës. Ai, takimin e mbrëmshëm me liderin e LDK-së Isa Mustafa e ka quajtur të shkëlqyer, ndërsa PDK-në dhe LDK-në i quajti parti me vlera të mëdha.

Ende nuk ka emër për kryeministrin e ri të vendit.

Lideri i PDK-së nuk po tregon në asnjë rast nëse do të vazhdojë të jetë kryeministër apo ky post do t’i takojë Isa Mustafës, ashtu siç po kërkon me çdo kusht LDK-ja.

Pas mbledhjes që zgjati më shumë se dy orë me kryesinë, kreu i PDK-së ka ripërsëritur se grupet punuese po vazhdojnë punën e tyre për harmonizim të programit.

Thaçi që nuk pranoi pyetje nga gazetarët, pavarësisht se pati premtuar transparencë të gjithë procesit, tha se ndërtimi i institucioneve do të bëhet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe vendimit të gjykatës kushtetuese.
Ndërsa takimin e mbrëmshëm me kreun e LDK-së e ka quajtur të shkëlqyer.
Pas deklarimit 2 minutësh për media, lideri i PDK-së ka shfrytëzuar edhe rrjetin social “Facebook” për të thënë se koalicioni me LDK-në është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

“Jemi të përkushtuar të punojmë bashkërisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se si koalicion do të punojnë edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinje ,me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

© KOHA.net

Më Shumë

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të takohet...

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

  Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e...

Lajmet e Fundit