16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Dy mesazhet e Hashim Thaçit për LDK-në

HashimThaci-IsaMustafaKryeministri në detyrë dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mblodhi kryesinë e PDK-së dhe pas këtij takimi doli vet para mediave. Me shikim, qëndrim dhe fjalë prej ngadhnjimtari ai sot në fakt pos që lavdëroi “konceptet e djathta” të PDK-së e LDK-së pokështu sqaroi diçka esenciale dhe kjo ka të bëjë me dy elemente.

Citati i dy mesazheve të Thaçit sot:
“Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për përshpejtimin e implementimit të procesit zgjedhor, pra ndërtimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, institucione këto të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, dhe duke respektuar gjithmonë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Që dmth. fitues ishte PDK dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dy “bishta”- sepse para se PDK-së t’i jepte të drejtë të kishte kryeparlamentarin ishte Jahjaga ajo që e kishte pyetur po atë Gjykatë se kush mund të bëjë kryeministrin- e kjo së pari është Partia fituese e zgjedhjeve.

Prandaj nuk duhet çuditur që nervoza e dalngadalshme e LDK-së se “marrëveshja prishet” nëse Kryeministër nuk do jetë Mustafa po dëgjohet bukur si shpesh. Thaçi dhe PDK ende s’kanë folur. Dhe kur të flasin do të shihen të gjitha marrëveshjet e deritashme të arritura me gojë. Për ato mes shkrim- qoftë para tre vitesh mes Dell-it, Thaçit-Mustafës e Pacollit e dijmë që kurrë s’u realizuan. Jemi kurioz këso radhe të shohim… /Gazeta Blic

Më Shumë

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë. Të martën njëri prej banorëve të...

Koha dritëplotë

Sahit F. Osmani Koha dritëplotë thellësive të errta shkreptin komunikon me të robëruarit me zërin e dritës u shtrinë dorën që të marrin çelsat e shpëtimit të çlirohen...

Lajmet e Fundit