5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Pikturoj…

Edona ishte ulur pranë dritares dhe po mendonte se çfarë të pikturonte. Pamja nga jashtë nuk dukej fort e mirë dhe mendoi se andej po shihte gjëra të kota. Në rregull, do e pikturoj natyrën! – mendoi. Por jo, e kishte praktikuar shumë herë dhe tani më ajo formë ishte bërë e bezdisshme.

Ta pikturoj atë parkun përballë! – tha përsëri me vete Edona. Jo nuk bën, atje nuk gjenden shumë fëmijë dhe nuk do të dilte bukur edhe lodrat nuk më pëlqejnë, pastaj hodhi prap një tjetër fletë në kosh.

Duhet të mendoj diçka sa më shpejt se më pas do të vonohem e nuk do të mund ta arrij autobusin.

E di se çfarë do të bëj, do pikturoj një portret! – e gëzuar foli ajo. Mori menjëherë gjërat e nevojshme dhe ia nisi punës. Në fillim e vizatoi pastaj filloi ngjyrosjen.

Dukej se tanimë ajo kishte hyrë në një botë tjetër…Ishte duke e bërë vërtet shumë bukur. Kur e përfundoi filloi ta paketonte dhe do të nisej sa më shpejt. Vrapoi për tek autobusi i cili fatmirësisht nuk ishte nisur ende. Rrugës kishte shumë vetura dhe dukej se duhej të priste shumë. Si do t’ia bëj unë tani?! – tha ajo. Dhe mendoi të zbriste menjëherë nga autobusi e të vraponte. Kështu që, doli dhe ia nisi duke vrapuar e frikësuar se mos kishte humbur mësimin. Kur arriti në klasë hyri e mbushur frymë, por profesori kishte filluar mësimin.

Si gjithmonë ai ishte i nxehur dhe nisi ta qortonte.Tregoje menjëherë pikturën tënde! – i tha Edonës i nevrikosur ai. Kur ajo e nxori pikturën nga paketa të gjithë mbetën të shtangur. Duket vërtet shumë bukur! – i thanë nxënësit duke belbëzuar. Profesori i nxehur mbeti pafjalë dhe gojëhapur.Të gjithë u habitën. Edona e emocionuar mezi qëndronte në këmbë duke pritur se ç’do t’i thoshte profesori.

Ka punuar dikush ndonjë punim më të mirë se ky? – tha më në fund këtë fjalë ai. Por askush nuk foli, të gjithë e ulën kokën. Pasi piktura e Edonës na befasoi të gjithë, këtë pikturë do ta vendosim në këndin e pikturave në korridor, dhe Edonën do ta zgjedhim Piktorja më e mirë e shkollës sonë.

Edona e habitur nga kjo gjendje nuk dinte ç’të thoshte e as ç’të bënte. Ishte krenare dhe shumë e lumtur me veten. Çdo gjë paska një zgjidhje ashtu si kjo piktura ime, këtë e kuptova kur shporta ime u mbush plot me letra, e kjo e fundit mbeti në murin e shkollës! – tha duka iu dridhur zëri ajo.

Edisona Rexhëbeçaj nxënëse e klasës VII/1,  në shkollën “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit