9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ramazani në mes të pandemisë

Autor: Wajahat Ali

Disa doktorë myslimanë janë duke shpëtuar jetë derisa janë duke agjëruar. Për pjesën tjetër, ky muaj nuk do të jetë heroik, por do të jetë i mjaftueshëm.

Profeti Muhamed njëherë iu kishte thënë pasuesve të tij që kurrë të mos hyjnë apo të largohen në një vend ku është përhapur murtaja, për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Kjo këshillë po duket shumë aktuale për Ramazanin e këtij viti. Muaji i shenjtë islamik është mbi ne, gjatë të cilit myslimanët agjërojnë nga ushqimi, pijet (Madje as uji? Jo, madje as uji) dhe seksi nga lindja e diellit deri në perëndim të tij. Falë masave për distancë sociale për të parandaluar shpërndarjen e tij, shumica prej nesh nuk do të mund t’i lëmë shtëpitë tona, e as vendet tona, këtë muaj. Kalendari i Google i familjes sime është komplet bosh. Nuk ka iftare me komunitetet, shujtat e agjërimit. Xhamitë lokale të gjitha janë të mbyllura.

Në këto vite para pandemisë, pavarësisht momenteve të lodhjes nga uria dhe rraskapitjes që janë shoqërues gjatë agjërimit, Ramazani gjithmonë më linte një buzëqeshje të zbehtë. Do t’i shijoja kujtimet e ritualeve të përditshme të muajit dhe kaosit të bukur të një komuniteti në lëvizje të vazhdueshme.

Këtë herë, jeta e përditshme është përmirësuar dhe ne do të përballemi me një lloj kaosi tjetër. Si mund të ketë angazhim dhe adhurim nga komuniteti, i cili është po aq i rëndësishëm për Ramazanin, sa agjërimi, gjatë një bllokimi dhe karantine?

Gjatë një Ramazani normal, ne agjëronim në mesin e një shpërndarjeje të shijshme të ushqimit çdo natë, në shtëpinë e dikujt apo në xhami. Ky grumbullim është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit pa familje dhe ata pa të ardhura, gjë që për fat të keq është e zakonshme tani. Askush nuk dëshiron që anëtarët tanë më të prekshëm të komunitetit të mos e prishin agjërimin vetëm në shtëpinë e tyre.

Këtë vit, ne do të duhet të improvizojmë.

Kohët e fundit, një mik e propozoi këtë: Familjet gatuajnë një vakt, takohen në parking dhe i lënë enët tona në bagazhet tona të hapura, në mënyrë që të gjithë të shijojnë një shujtë të vetëshërbyer. Gruaja ime, një mjeke, ishte e shpejtë të thotë se kjo dukej si receta e përsosur për t’u infektuar.

Një mike tjetër, Brenda Abdelall, u përpoq të përsosë idenë. Ajo dëshiron të provojë “iftare në distancë sociale ku të gjithë kontribuojnë me ushqime”, ku secili gatuajmë një vakt dhe i lëmë në pragjet e dyerve dhe të atyre që mund të kenë nevojë për ndihmë për të siguruar ushqim për familjet e tyre.

Gruaja ime thotë se kjo tingëllon e arsyeshme (për aq kohë sa unë jam ai që gatuaj – një aftësi të cilën më së fundmi e zhvillova derisa po rrija në shtëpi).

Mohamed Magid, imami i Qendrës së Shoqërisë Myslimane të zonës All Dulles, një xhami e madhe në Virginia, më tha që ai zakonisht priste që 600 njerëz të shkojnë për namaz çdo natë gjatë Ramazanit. Këtë vit, ai do të ofrojë sesione nate përmes Zoom duke përfshirë një grup të recituesve të Kuranit, në mënyrë që të gjithë të dëgjojnë nga shtëpia. Një punonjës social do të organizojë dhe koordinojë dërgesat ushqimore për anëtarët vullnetarë. Është sfiduese për t’u rregulluar. Por ai më tha që sa herë që ndjehet se po ankohet, ai mendon për myslimanët Rohingya që vizitoi në kampet e refugjatëve në Bangladesh. Edhe në kushtet më të rënda, tha ai, ata agjëruan pa ankesë.

“Zoti e provoi Profetin, paqja qoftë mbi të, gjatë Ramazanit shumë herë”, tha imami. “’Është një muaj ku mësojmë këmbënguljen dhe durimin. Ne do të bëjmë më të mirën”.

Unë gjithmonë jam frymëzuar nga histori të tilla, por rrëfej se jam i prirë edhe për momente dyshimi dhe frike. Si mund të përqendrohem në besim kur jam duke u përpjekur të shmang virusin për të mbrojtur vajzën time me imunitet të komprometuar që sapo mbijetoi nga kanceri?

Unë e di që nuk jam vetëm në ankthin tim, por di gjithashtu se ka njerëz në situata shumë më të vështira këtë Ramazan. Unë veçanërisht mendoj për punonjësit e kujdesit shëndetësor të frontit të parë, duke punuar me orë të gjata dhe pa furnizime të përshtatshme, të cilët do të agjërojnë të vetëm, ndërsa përpiqen të shpëtojnë jetë.

Saquib Rahim, një mjek që punon në Flushing, Queens, i cili ka trajtuar pacientët me Covid-19 që nga ditët e para të pandemisë, planifikon të agjërojë këtë vit.

“Unë nuk mund të mendoj për një mënyrë më të përshtatshme për të treguar angazhimin e një personi në besim dhe Zot sesa të kujdesesh për pacientët gjatë kësaj kohe”, më tha ai. Ai po jeton përkohësisht larg nga familja e tij për të shmangur mundësinë e përhapjes së virusit nëse ai e kontrakton atë dhe ai pranon se mungesa e komunitetit do të jetë shumë e vështirë.

“Do të jetë një sfidë unike të thellohem në besim duke kaluar kohë vetëm”, tha ai.

Ndërsa dëgjoj tregimet e njerëzve, unë kujtoj se Zoti dëshiron lehtësi për besimtarët e tij, jo vështirësi. Ata që janë të sëmurë ose udhëtojnë u është urdhëruar të mos agjërojnë. Na kërkohet të bëjmë më të mirën dhe dëmin më të vogël, duke vlerësuar jetën mbi të gjitha.

Kështu që këtë vit do të imitoj sjelljet profetike duke u bërë më i përgjegjshëm, duke qëndruar në shtëpi, duke u lutur me familjen time, duke qenë mirënjohës dhe duke u përpjekur për më të mirën. Nuk do të jetë heroike apo e jashtëzakonshme, por gjatë këtyre kohërave sfiduese, do të jetë e mjaftueshme.

Nëse jemi të bekuar, mund të jemi edhe përkrah besimit.

(Publikuar në New York Times, përkthyer nga Klankosova.tv).

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare "Vatra" në New York, ku,...

Lajmet e Fundit