17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pishinat pësojnë humbje afër 10 mijë euro

Tani kur temperaturat janë rritur, vendet për freskim janë të mbyllura.

E, krejt kjo nga situata që ka shkaktuar pandemia COVID-19, shkruan Arbresh.info.

Mbyllja e pishinave është një nga masat anti-Covid-19 të marra nga Qeveria e Kosovës.

Nga kjo pandemi janë dëmtuar rëndë, pronarët e pishinave.

Pronari i pishinës “Crazy”, Fadil Kadriu, për arbresh.info, ka thënë se nga këto masa të qeverisë janë rrezikuar mjaft shumë, dhe kanë pasur shumë humbje.

“Komplet na kanë dëmtuar neve, sepse ne nuk kemi punuar gjatë kësaj pandemie. Ne kemi bërë edhe kërkesa e protesta për hapjen e pishinave por autoritete nuk po bëjnë asgjë ne kemi pasur humbje të mëdha. Vendimi për mbylljen e pishinave të hapura, e në anën tjetër hapja e atyre të mbyllura është një gjë e pakuptimtë”, ka thënë pronari i pishinës “Crazy”, Fadil Kadriu.

Ai ndër të tjera, ka deklaruar se nga kjo pandemi kanë pësuar humbje rreth 10 mijë euro.

“Nga kjo pandemi kemi pësuar humbje diku rreth 10 mijë euro, si ngjyra, rryma, renovime që gjithmonë i bëjmë gjatë fillimi të sezonës, e këto shpenzime i kemi bërë pa fitim”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa, pronari i pishinës “Freskimi”, Bledar Beqiri, ka thënë se jemi rrezikuar shumë, saqë janë të detyruar të rrinë në shtëpi.

“Nga kjo pandemi në jemi rrezikuar shumë, sepse ne tani jemi në shtëpi e jemi mbyllur, ju bëjë apel autoriteteve që të gjejnë një zgjidhje që të hapën pishinat sepse jemi dëmtuar shumë”, ka thënë Beqiri.

Me mbylljen e pishinave nuk është pajtuar as njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrija.

Ai për arbresh.info, ka deklaruar se që na fillimi ka qenë ithtar që mos të ndalen aktivitete biznesore.

“Në vazhdimësi kam qenë ithtar që mos të ndalet aktiviteti biznesor dhe lëvizja e qytetarit por krahas punës të merren masa mbrojtëse. Këto diferencime në ndaljen e aktivitetit biznesor që po i bënë qeveria natyrisht lind pyetja a ka bërë ndonjë hulumtim kredibil që pishinat e hapur ndikojnë apo kanë qene vatër e përhapjes së pandemisë apo vetëm sipas instinktit apo mendjes së tyre me këtë rast i kujtoi qeverisë që në shekullin që jetojmë nuk merren vendimet sipas instinktit por sipas raporteve statistikore në teren nga organet shëndetësore”, ka deklaruar ai.

Sipas tij Qeveria duhet t’i ndjekë praktikat e vendeve perëndimore që krahas menaxhimit të pandemisë nuk kanë ndalur aktivitetin biznesor.

“Me këtë sjellje Qeveria së pari po bënë një diferencim të padrejtë njëherit po tregohet pak e gatshme në menaxhimin e pandemisë dhe të mbajtjes gjallë të ekonomisë me këtë dua të i kujtoj që jam i vetëdijshëm për deficitin e kapacitetit intelektual dhe kuadrovik të kësaj qeverie por së paku le të i ndjek praktikat e vendeve perëndimore që krahas menaxhimit të pandemisë nuk kanë ndalur aktivitetin biznesor”, ka thënë Kadrija.

Ai po ashtu, ka thënë se si përfundim Qeveria duhet të jetë në përkrahje të bizneseve dhe kjo duhet të jetë pjese e pakos së rimëkëmbjes ekonomike përndryshe po e dëmton deri në falimentim këtë kategori biznesore për faktin që aktiviteti i tyre kryesor është pikërisht sezoni i verës.

Më Shumë

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni. “Jap shumë merita sepse e njoh...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit