Ai ka treguar se i ndjeri dhe i dyshuari kishin një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e një toke.

Ai shtoi se viktima ka qenë i kërcënuar nga dorasi.
“Disa herë, hoxha djali i axhës tem e ka thirr policinë që e ka kërcnuar ky djali që 1 vit, 1 vit e gjysëm osë më shumë, edhe asnjë rast nuk e kanë hap ai këtë monstrum që e ka bo këtë rastin ka shku aty tek kafja me një djalë si erdh hoxha me dalë jashtë me fol diçka edhe ky djali nuk e din se çka e ka thirr hoxha ka thënë dil jashtë”, bëri të ditur Tairovci.
Ai poashtu tregoi se sa herë është goditur hoxha.
“Nga mbrapa e ka pas te shpina ka qenë dhjetë, njëzetë herë se di unë edhe këtu te qafa”, tha ai.
Në ndalim gjithashtu është edhe babai i të dyshuarit për veprën penale “mos dhënie të ndihmës”.
Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ndërsa që G.T ishte dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e QKMF-së në Dragash, ku atje ekipi mjekësor kishte kontaktuar vdekjen. /rtv21
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
