25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Po erdhe

Skender Berisha

Do të të pres bash si duhet
do të të mbaj për dore
prej vape si kjo
deri në ditë bore

nën shiun e hollë të hollë
unë do të mbuloj
t’mos më shkrihesh mollë
t’mos mërzitesh moj

nuk më ftoh gjë prej teje
do të mbaj t’mos më dalish feje
shtigjet t’i tregoj fill e për pe
për qiell e për dhe

ditët rrjedhin një e dy e tre
vitet rrëshqasin me saja
dhe dalim një ditë
ta kërkojmë njëri-tjetrin

Skender Berisha

Zbulohet letra e rrallë e Nexhmijes për Enverin, si i raportonte e spiunonte krerët kryesorë të Partisë Komuniste

Si i raportonte e spiunonte Nexhmije Xhunglini te Enveri, krerët kryesorë të Partisë Komuniste dhe Qarkorit të Tiranës e Durrësit?- Për sa i përket Qarkorit...

Kurti: Rektorit Statovci i kemi shumë borxh, lartësoi Universitetin

Sot bëhen 26 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të...

Lirikë stine

Lajmet e Fundit