8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Po luanin bixhoz, policia arreston 13 persona në një lokal në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën ”Njazi Alishani” në një lokale është duke u luajtur bixhoz.

“Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë. Pronari deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 (një) Euro për një orë loje”, thuhet në njoftim, transmeton PrizrenPress.

Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale: një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.

Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:
S. G., i datëlindjes 1986 m/sh/k
N Ç.. i datëlindjes 1990 m/t/k
B K., i datëlindjes 1978 m/sh/k
A O., i datëlindjes 1971 m/sh/k
G.A.. i datëlindjes 1972 m/sh/k
A. Sh., i datëlindjes 1976 m/sh/k
E. I., i datëlindjes 1981 m/sh/k
A. B., i datëlindjes 1970 m/sh/k
R. Th .,i datëlindjes 1968 m/sh/k
G. K., i datëlindjes 1980 m/sh/k
E. A., i datëlindjes 1973 m/sh/k
A. K., i datëlindjes 1984 m/sh/k
E. J., i datëlindjes 1991 m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave, pronarit i lokalit S G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit