Pogba luan mirë një herë në tri ose katër javë, thotë Paul Scholes

Legjenda e Djajve të Kuq mendon se francezi akoma ka rrugë të gjatë për t’u përmirësuar, sidomos në konsistencë, meqë sipas tij Pogba luan mirë një herë në tri a katër javë

Pavarësisht se rikthehet në Old Trafford si kampion bote, Paul Pogba duhet “ta shfrytëzojë më shumë trurin” për tu bërë lojtar më i mirë.

Kështu mendon ish-ylli i Manchester United, Paul Scholes, që nuk është se ka vlerësim fort të lartë për mesfushorin e Gjelave dhe të Djajve të Kuq.

Ai vazhdimisht ka qenë kritik ndaj Pogba dhe këtë e ka vazhduar edhe tash para fillimit të sezonit të ri, duke nënvizuar se francezi “luan mirë një herë në tri ose katër javë”.

“Nëse e shikoni atë duke luajtur, ai bënë paraqitje brilante në një ndeshje, kurse ndeshjen tjetër dështon”, ka thënë Scholes për beIN Sport, përcjell Klan Kosova.

Pogba ka shënuar 11 gola në 60 paraqitje me Manchester United sezonin e kaluar dhe ka qenë një ndër lojtarët kyç në triumfin e Francës në Rusia 2018.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit