6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Polici Luan Bytyçi nga Prizreni dëshmon se si u pengua në kryerjen e detyrës

Polici Luan Bytyçi, ka dhënë dëshminë e tij në rastin kundër Liridon Jonuzajt dhe Besfort Sylbiut, të cilët akuzohen se të njëjtin e kishin penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në shqyrtimin e mbajtur të enjten, Bytyqi, i cili në këtë rast është palë e dëmtuar, tha se me 26 prill 2014, tek vendi i quajtur “Ura e KFOR-it”, e kanë ndaluar një veturë të tipit BMË, e cila ishte duke zhvilluar një vozitje të rrezikshme, e të cilën ishte duke e vozitur Besfort Sylbiu. “Gjatë kohës sa unë isha duke i’a shqiptuar gjobën, më cingëron telefoni, por unë nuk i’u kam përgjigjur në atë moment. Më pas përsëri më thërret i njëjti numër, dhe pasi i përgjigjëm thotë jam Liridoni shoku i “Medës”  edhe ktheja dokumentet Besfortit” tha Bytyqi. Sipas dëshmitarit, i njëjti e ka ndalur telefonin dhe ka vazhduar punën. “Por kur kemi shkuar në stacion policor, kanë qenë duke na pritur Liridoni dhe Besforti dhe me kanë thënë kthena dokumentet” shtoi ai. Sipas Bytyqit, i njëjti i’u kishte thënë që pa e paguar gjobën nuk u’a kthejnë dokumentet, prej kur edhe kanë filluar që me forcë t’i merrnin dokument. . Dëshmitari Bytyqi tha se ky ka qenë edhe momenti kur dy të pandehurit janë arrestuar.

Pas dëgjimit të palës së dëmtuar, prokurorja Sahide Sefa, i propozoi gjykatës që kjo seancë të ndërpritet, me arsyetimin se për këtë rast duhet të dëgjohet edhe dëshmitari Maliq Hoti. Në këto rrethana, shqyrtimi u caktua të vazhdoj më 6 prill 2017.

Në këtë seancë gjyqësore, vetëm i akuzuari Besfort Sylbiu kishte të angazhuar avokat mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Liridon Jonuzaj nuk kishte të angazhuar mbrojtës.

Liridon Jonuzaj dhe Besfort Sylbiu akuzohen se me 26 prill 2017, në rrugën “Joni”, në oborrin e Stacionit Policor të njësitit të trafikut në Prizren, në bashkëveprim, e pengojnë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. E gjithë kjo mosmarrëveshje kishte filluar për një tiketë të shqiptuar për kundërvajtje. Sipas aktakuzës, të njëjtit e pengojnë policin Luan Bytyqi që të hyjë në stacion,  duke e kapur për dore, me ç ‘rast edhe i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor.

Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale sipas nenit 409, paragrafit 4 të Kodit të ri Penal të Kosovës, sipas të cilit kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet/betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Kurti nga Suhareka premton rritje të pagës minimale 500 euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së...

McKinnis i Bashkimit shkëlqen si MVP me dyshifror të dyfishtë

Bashkimi po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në elitën e basketbollit kosovar, ku fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit e konfirmoi këtë....

Lajmet e Fundit