Policia e Prizrenit zbulon planin për motoçiklistët

Policia e komunikacionit rrugor në Prizren është duke zbatuar planin operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, gjithashtu kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.

“Andaj gjatë realizimit te detyrave policia ka kontrolluar dhe  ka gjetur parregullsi, për këtë veprim në zbatim të planit janë regjistruar gjithsej 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.

Policia do të vazhdoje edhe më tutje ne realizim të këtij plani, dhe aktivitetin e saj do ta shtrij në të gjithë rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit