PDK-ja në Prizren: Haskuka po i kalon pushimet në Turqi

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren akuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën se kohën më të madhe po e kalon jashtë qytetit.

Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Jona Hoxhaj tha se aktualisht Haskuka po i kalon pushimet në Turqi.

“Haskuka ka vendosur të relaksohet në Antalia të Turqisë”, tha Hoxhaj, shkruan ‘PrizrenPress”.

“Kryetari i Prizrenit duhet të jetë i qasshëm 24 orë, 7 ditë në javë, e jo vetëm i qasshëm, por i gatshëm të punojë, bashkëveprojë me qytetarët, të dëgjojë hallet e qytetarëve “.

“Haskuka, gjatë 4 viteve më shumë ka qenë jashtë qytetit se brenda”.

Hoxhaj tha se Prizreni është në kaos në të gjitha aspektet.

“Kemi kaos infrastrukturor në Qendrën Historike, papastërti dhe hapje të gropave me javë të tëra”.

“Prizreni nuk ka kohë dhe nuk e meriton të përballet me një shfaqje kaq hipokrite dhe të përballoj njerëz që interesat e tyre personale i kanë mbi çdo gjë tjetër. Prizreni nuk është trofe i cili duhej fituar, e të nëpërkëmbej pastaj nga fituesi”, tha Hoxhaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit