Aurela Gaçes i është dashur të mbyllë koncertin e saj në Vlorë, ende pa filluar mirë.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ku sipas këngëtares, forca të shumta policie hynë në klubin ku ajo po performonte dhe e ndërprenë koncertin.
Gjithçka ka ndodhur se ora kishte kaluar 00:00, dhe sipas ligjit, pas kësaj ore nuk ka muzikë. Por në statusin e postuar nga Aurela në Facebook, ndër të tjera, ajo thotë se ndihet e ofenduar, pasi në shumë klube të tjera, nuk respektohet ky ligj, transmeton bw.
“Në 20 vjet live për publikun, nuk më kishte ndodhur asnjëherë si mbrëmë. Fillon sezoni veror për Vlorën e për zonat bregdetare. Marr ftesa si shumë këngëtarë që të shkoj të performoj për qytetarët e atij vendi e për pushuesit. Vlora ma rezervon gjithmonë një datë, një nga klubet e mëdha bëri ftesë si çdo vit”, ka shkruar Gaçe në Facebook.
“Të gjitha herët që kam qenë, çdo vit, koncerti ka filluar vonë. Arsyet ? Megjithëse e vendos orarin në ora 10 hyrja, janë të paktë njerëzit që vijnë vërtetë në atë orë. Shumë ngelin në trafik, që ka raste të paktën në Vlorë, bllokohen edhe me orë, duke i parkuar makinat larg e duke ecur edhe në këmbë për të hyrë në koncert. Ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë”
“Dy mijë njerëz ndenjën në radhë e në trafik deri sa më në fund ishin të gjithë brenda. Nëse publiku arrin të futet brenda vonë, për rrjedhoje edhe unë jam në pritje të futjes brenda të gjithë publikut, nuk mund të filloj të performoj kur aty akoma vazhdon të mbushet salla. Unë prisja me padurim të merrja dashurinë e tyre. E ata timen”, ka thënë veç të tjerash ajo.
Filloi koncerti. Cdo vit ndodh që koncertet fillojnë mbas 12 e gjysmës. Sipas ligjit, mbas 12 nuk ka muzikë. Por, e vërteta është se muzika vazhdon si për klube e për dasma deri në mëngjes. Hyjnë forca policie. Shumë forca policie. Mbrëmë ishin të vendosur, urdhri ishte i prerë. Të mbyllej vendi”.